Procesi i Temës Baçelor (BSc)
- Pas konsultimit dhe konfirmimit me nënshkrim nga mentori potencial, studenti paraqet kërkesën përmes formularit F1B.
- Departamenti shqyrton kërkesën, cakton mentorin dhe komisionin për mbrojtje, plotëson raportin F1B dhe e dorëzon në shërbimin e studentëve.
- Nëse nuk ka miratim, studenti mund të drejtohet te drejtori i njësisë për rishqyrtim.
- Nëse departamenti ka më pak se 3 anëtarë, kërkesa trajtohet nga udhëheqësi i programit ose komision i posaçëm.
- Nëse nuk funksionon as kjo, kërkesa shkon te komisioni për studime i njësisë akademike.
- Mentor mund të jetë mësimdhënës nga personeli akademik (të paktën Dr.sc. në UP ose ekuivalent).
- Anëtarët e komisionit emërohen nga stafi i rregullt akademik i UP-së ose të jashtëm (me aprovim të departamentit).
- Punimi duhet të jetë i shkruar qartë, me normat dhe terminologjinë akademike, i redaktuar dhe teknikisht i përpunuar sipas udhëzuesit të UP-së.
- Punimi dorëzohet në kopje fizike dhe/ose elektronike, të paktën 7 ditë para mbrojtjes publike.
- Mbrojtja publike bëhet pasi studenti të ketë përfunduar të gjitha provimet dhe obligimet e tjera sipas programit.
- Përfundimi i obligimeve vërtetohet nga shërbimi i studentëve së paku 5 ditë para mbrojtjes publike.
- Raporti për mbrojtjen publikohet në SEMS; komisioni ose mentori duhet ta tërheqë raportin përpara mbrojtjes.
- Data e mbrojtjes caktohet jo më herët se 5 ditë pas provimit të fundit; njoftimi publikohet në faqen e njësisë akademike.
- Prej miratimit të kërkesës për mbrojtje deri te dita e mbrojtjes duhet të kalojë të paktën 1 muaj e jo më shumë se 1 vit kalendarik.
Procesi i Temës së Masterit (MSc)
- Plotësohet formulari F1, i nënshkruar nga mentori.
- Mentori duhet të jetë profesor në UP nga fusha përkatëse.
- F1 dorëzohet së paku 5 ditë para mbledhjes së katedrës/departamentit.
- Departamenti shqyrton F1 dhe propozon komisionin vlerësues.
- Aprovimi final bëhet nga Këshilli i Fakultetit (mbledhje në javën e 4-të).
- Pas aprovimit të F1, kandidati njoftohet me email.
- Afati minimal për përgatitje: 3 muaj.
- Pas përfundimit, plotësohet formulari F3, firmosur nga mentori dhe komisioni.
- Pas dorëzimit të F3 caktohet data për mbrojtje publike.
- Kandidati prezanton temën para komisionit dhe publikut.
- Komisioni jep vlerësimin përfundimtar dhe noton në SEMS.
- Punimi final duhet të dorëzohet fizikisht, me specifika si:
- Dy faqe për A4
- Font: Times New Roman, madhësia 12
- Hapësira: 1.5 ndërmjet rreshtave